Home Kuriozitete Misteri i “pu...

Misteri i “pusit të ferrit”, vrima gjigande në shkretëtirën e Jemenit, rreziku dhe demonët

68
0

Pusi i Barhutit, i cili gjendet në lindje të Jemenit, i njohur ndryshe si “Pusi i Ferrit”, konsiderohet një mrekulli e natyrës. Miliona vjet i vjetër, ai është sa i rrezikshëm për shkak të thellësisë rreth 250 metra, aq edhe misterioz. Legjendat lokale thonë se pusi u krijua si një burg për demonët! A është mundur të depërtohet brenda tij, për më shumë ju njeh kronika.

I rrethuar nga misteri dhe nga përrallat për demonë, Pusi i Barhutit, në lindje të Jemenit, i njohur ndryshe si “Pusi i Ferrit”, është një mrekulli e natyrës, por shumë pak e njohur. I ndodhur më afër kufirit me Omanin, sesa me kryeqytetin Sana, 1.300 kilometra larg, vrima gjigante në shkretëtirën e provincës Al-Mahra është 30 metra e gjerë dhe besohet të jetë ndërmjet 100 dhe 250 metra e thellë.

Legjendat lokale thonë se pusi u krijua si një burg për demonët, një besëtytni e forcuar nga aromat e rënda që dalin nga thellësia e tij. Por, zyrtarët jemenas thonë se nuk e dinë çfarë ka më poshtë.

“Është shumë i thellë – ne kurrë nuk kemi arritur në fund të këtij pusi, pasi ka pak oksigjen dhe nuk ka ventilim,” tha Salah Babhair, drejtori i përgjithshëm i sondazhit gjeologjik dhe autoritetit të burimeve minerale të Mahra.

“Ne kemi shkuar për të vizituar zonën dhe kemi hyrë në pus, duke arritur jo më shumë se 50-60 metra poshtë. Vumë re gjëra të çuditshme brenda dhe nuhatëm një erë të rendë, ishte një situatë misterioze,” shtoi ai.

Drita e diellit nuk shtrihet shumë larg në strukturë dhe pak mund të shihet buzë tij, përveç zogjve që fluturojnë brenda thellësive dhe jashtë. Videografët që kërkojnë pamje nga afër të pusit kanë thënë se janë pothuajse të pamundura për t’u kapur – besëtytnia lokale thotë që objektet afër vrimës mund të thithen prej tij.

Pusi besohet se është miliona vjet i vjetër. Gjatë shekujve, kanë qarkulluar historitë për figura malinje, të mbinatyrshme, të njohura si xhindë që jetojnë në pus.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit