Mitsotakis paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Kur dikush tërheq litarin… Rrugën e Europës e ka të mbyllur

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh lidershipit politik dhe shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet”, ka deklaruar kryeministri grek. “Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”.

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis bëri gjithashtu të qartë se “nuk diskutohet për një zgjidhje paketë”.

Ai theksoi se Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë, duke shtuar se megjithatë, “kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëzë gjatë gjithë kohës”.

SHKARKO APP