Home Aktualitet Mjaft me list...

Mjaft me lista partish/ Shqiptarët duan t’a zgjedhin vetë deputetin e zonës

92
0

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve (65%) mendojnë se deputetët e zonës së tyre nuk kanë mbajtur asnjë nga premtimet elektorale të fushatës 2021. Vetëm 14% e shqiptarëve gjejnë premtime elektorale të mbajtura gjatë këtij viti nga deputeti i zonës së tyre.

Më shumë se gjysma (54%) e qytetarëve shqiptarë nuk dëshiron që deputeti i zonës së tij të rikandidohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 16,4% e tyre është dakord me rikandidimin e deputetit që sot përfaqëson zonën e tij në parlament.

Nëse shqiptarët i ndajmë sipas partisë që ata kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se një në katër votues socialistë (26,9%) mbështet rikandidimin e deputetit të tij të zonës dhe vetëm 17% e votuesve të djathtë janë dakord me rikandidimin e deputetit të zonës së tyre.

Thuajse 80% e shqiptarëve duan të votojnë vetë deputetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe jo të votojnë listën e deputetëve që vendos partia politike. Një në pesë (21%) shqiptarë preferon të votojë listat e partive politike.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj. /Euronews Albania/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit