Mjegulla pushton zonën e Krujës, vështirësi në uljen e avionëve në Rinas

I gjithë rrethi i Krujës, nga Thumana deri në afërsi të Vorës, është pushtuar mëngjesin e sotëm nga mjegulla e dendur.

Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është me shumë se pak metra.

Të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo gjetkë dhe anasjelltas duhet të tregojnë kujdes.

Probleme janë shfaqur edhe në aeroportin e Rinasit, ku disa avionë kanë hasur vështirësi për t’u ulur.

 

SHKARKO APP