Home Aktualitet Mjekët ngrejn...

Mjekët ngrejnë alarmin, apel prindërve: Mos lejoni fëmijët të shohin “Squid Game”

69
0

Ndërsa seriali “Squid Game” po pushton botën, mjekët kanë këshilluar prindërit që mos të lejojnë fëmijët të shohin serialin. “Squid Game”, i cili debutoi në Netflix në shtator, është një dramë imagjinare e Koresë së Jugut, shkruan CNN

Seriali përfshin disa garues të cilët janë në borxhe dhe luajnë një seri lojërash në përpjekje për të fituar para. Por, nëse konkurrentët humbasin, ata vriten dhe seriali nuk shmang as dhimbjen as dhunën.

E megjithatë, “Squid Game” ka një sërë ndjekësish në Netflix më shumë se 111 milionë të abonuar brenda më pak se një muaji që nga debutimi i tij, duke u bërë “seriali më i ndjekur në historinë e Netflix. Veshjet e serialit janë gjithashtu më të preferuarat për Halloween.

Në Netflix, seriali ka një vlerësim TV-MA, që do të thotë se mund të mos jetë i përshtatshëm për adoleshentët nën 17 vjeç. E megjithatë, seriali ka gjetur rrugën për shumë më të rinj, duke shkaktuar shqetësime për mjekët. Mjekët në Institutin Child Mind – një organizatë jofitimprurëse e shëndetit mendor të fëmijëve  kanë rekomanduar që fëmijët nuk duhet të shikojnë “Squid Game”, pavarësisht nëse prindërit po e shikojnë me ta, raporton abcnews.al

“Niveli i dhunës është i tmerrshëm – më shumë se shumica e serialeve,” tha në një deklaratë David Anderson, kreu i Programeve të Shkollës dhe Komunitetit në Institutin Child Mind. “Është një serial vrasjesh me premisën se nga mbi 400 pjesëmarrës, mund të ketë vetëm një të mbijetuar”.

Common Sense Media, e cila vlerëson shfaqjet dhe filmat bazuar në përshtatshmërinë e moshës, e quajti dhunën të përdorur në serial “shumë intensive”. Personazhet torturohen dhe vriten për kënaqësinë sadiste të një mjeshtri lojërash. Të rriturit bëjnë seks dhe ka dhunë seksuale: Gratë kapen nga flokët dhe rrihen.

“Temat që kanë të bëjnë me fitimet nga kumari ose mashtrimi i parave janë fokusi kryesor.”

Në disa raste, shkollat ​​kanë marrë masa kundër serialit dhe sfidave të tij. Një shkollë private në Roswell, Georgia, ndaloi çdo diskutim rreth serialit dhe sfidave, sipas degës së CNN WGCL.

Në Angli, për shembull, ekipi i arsimit nga këshilli  i Bedfordshire rekomandoi prindërit të mos lejojnë fëmijët  të shikojnë serialin pas raportimeve se fëmijët po kopjonin lojërat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit