Home Aktualitet Momente prekë...

Momente prekëse, mbërrijnë në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci

4
0

Kanë mbërritur pak më parë në Kosovë, trupat e pajetë të 10 shtetasve të Kosovës që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci, mëngjesin e së dielës.

Familjarë, të afërm dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, por edhe Shqipërisë ishin të pranishëm në këtë moment prekës.

Lule të shumta u vendosën në makinat që kishin trupat e pajetë të viktimave.

Në aksidentin që ndodhi në Kroaci humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur si pasojë e përgjumjes së shoferit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit