Sindi Laloshi, anëtare e Kryesisë së LSI Elbasan
Është koha që të rinjtë ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre! Pasi mbarojmë gjimnazin mezor presim të hapim dyert e një “rruge” të re e cila është e projektuar për të na çuar në drejtimin e duhur, në punën që do të na shoqërojë përgjatë gjithë jetës dhe prej të cilës do mund ta mundësojmë atë.
Por çfarë të presësh nga këto “rrugë” ajo, nga njerëzit që e mirëmbajnë nuk janë të qartë sesi funksionon ajo, sidomos në këtë kohë ku jemi pjesë e një gjendje të jashtëzankonshme globale. Një vit i plotë ka shkuar dëm nga studimet tona duke lënë mangësi. Kë të fajsojmë për këtë? Tia drejtojmë gishtin vetes sonë apo platformave të cilat për shumë universitete nuk u mundësuan? Tia drejtojmë gishtin fletoreve tona që nuk shënuam dot asgjë, apo profesoreve të cilët nuk ishin prezent gjatë leksionit sepse nuk kapen orarin?
Në një kohë ku çdo gjë po kanalizohet në platformat online, në Shqipëri egzistojnë ende qytete dhe fshatra në të cilat jetojnë mendje të rinjsh gjeniale, dhe në pamundësi për të përballuar kostot e larta të mësimit apo qofte dhe të pasurit një laptop, sot ata nuk futen dot në leksione. Po ashtu në vendin tonë, ka ende qytete dhe fshatra tek të cilët interneti nuk ekziston, aq sa dhe dritat nuk shkojnë.
Si mund te neglizhohet rinia e cila është celsi i se ardhmes për çdo vend? Si mund të lihemi në pas dore duke na lajmëruar dy ditë përpara fillimit të shkollës, së sërish do përballeshim me mësimin online? Pas çdo qeraje të paguar, pas çdo qindarkë të shpenzuar në rrugët që kemi bërë çdo ditë për në shkollë, shtëpi e shumë të tjera, pse nuk duhet të shkojme ne studentët në sallat e universiteteve, ndërkoh fëmijet dhe adoleshentët janë çdo ditë pjesë e një mësimi të rregullt.
Po ato universitete të cilat arritën të bëjnë mijëra plane sesi të mund ti menaxhonin studentët e tyre nëpër auditoret e mëdha, duke respektuar çdo rregull, po ato pse nuk u dëgjuan? Pse u neglizhuan deri në ditën e fundit? Nga gjithë këto problematika të cilat janë përmenduar, të cilat janë vetëm fillimi, a nuk tregon sesa të drejtë paskan ata të rinjtë shqiptarë të cilët largohen për të gjetur një të ardhme më të sigurtë? Është momenti të dëgjohet fjala e të rinjëve, momenti të shikohen planet e mendjeve të cilat duan të ecin përpara me dinjitet dhe zgjuarsi. Është koha të bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë.
Discussion about this post