Home Ekonomi Monedha euro ...

Monedha euro e nis javën me rënie, rritet dollari

37
0

Monedha euro ka vijuar trajektoren rënëse duke humbur terren ndaj monedhës vendase. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet për 108.29 lekë ose 0.13 pikë më pak se fundi i javës që lamë pas.

Paçka disa shenjave të forcimit gjatë javës së shkuar, euro vijon rënien teksa po tregtohet në pikat e këmbimit valutor në shitje për 108.92 lekë, ndërsa po blihet për 107.64 lekë.

Edhe paundi britanik e ka nisur javën me rënie ndërsa valutat e tjera kryesore në vend si dollari amerikan apo franga zvicerane po tregojnë tendenca rritëse.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit