Home Aktualitet Monedha euro ...

Monedha euro po shkon në prag të nivelit 100 lekë

58
0

Monedha euro ka prekur një nivel të ri rekord ditën e sotme, në 101.09 lekë kur vetëm një javë më parë ishte në kuotën e 104 lekëve.

Valuta europiane vazhdoi rënien edhe pas publikimit të kursit zyrtar nga Banka e Shqipërisë, duke sinjalizuar shumë shpejt një rënie për herë të parë në kuotën e 100 lekëve.

Kjo kuotë pritej të arrihej sipas ekspertëve në fillim të gushtit, duke e bërë një stacion të euros. Por me vijën e kuqe të kaluar me shumë gjasa brenda korrikut, rënia mund të jetë edhe më e fortë nga sa pritej.

Forcimi i lekut nënkupton më pak të ardhura për familjet me remitanca, një ulje drastike të fitimit për eksportuesit, çmime më të shtrenjta për turistët e huaj, ndërsa tregtarët po i bën të kthejnë sytë drejt importit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit