Monika Kryemadhi në debatin në Top Story te Sokol Balla, e pyetur nëse do ketë një apo dy koalicione tha se “Me kodin e ri zgjedhor kërkon kalkulim. Në Tiranë mund të jesh me dy lista, në një qark tjetër mund të jesh me një listë. Ky është maksimalizim i votës. Fuqia e koalicionit opozitar si me një listë, si me dy e si me tre lista është e pashmangshme, i jep probabilitet të madh opozitës.
Tjetërsimin e votës në kuti nuk ta ndryshon Kodi Zgjedhor. Nëse do të ishte kaq humbëse opozita pse Rama vrapoi të bënte ndryshimet kushtetuese që presidenti dekreton partinë e parë që del me vota.
Asnjërit nga ne nuk mund të na i heqë të drejtën të mendojmë se kush del i parë, por në fund të ditës jemi të gjithë për të rrëzuar Edi Ramën. Objektivi ynë, krijimi i një sistemi që garanton zgjedhje të lira. Dhe e dyta përfshirja sa më e madhe e njerëzve në votim. Sa më shumë njerëz të përfshihen, aq më shumë realitete të reja politike do kemi në klasën politike shqiptare”, deklaroi kryetarja e LSI-së.
Discussion about this post