Monumenti i Nikolla Kallfës në ”Kombinatin e Sheqerit”, Gjergj Luca: Burra të tillë duhet të lindi kjo tokë

Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka treguar gjithmonë se mbetet njeriu që flet troç, pa ndrojtje dhe frikë. Këtë herë nga punimet në ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq, ku do të bëhet një tjetër investim ”Rozafa” që do të ndihmojë ekonominë e qarkut të Korçës, Luca ka treguar Monumentin e parë në këtë punishte, dhe është i Nikolla Kallfës, burri që drejtoi për vite Kombinatin e Sheqerit në Maliq, dhe ndërroi jetë në ballë të punë. ”Burra të tillë duhet të lindi kjo tokë”,-është mesazhi që jep Gjergj Luca.

Fjala e plotë

Ky burrë këtu është Nikolla Kallfa ish-drejtori i Kombinatit që ka marrë pjesë në ndërtimin e më pas drejtimin e tij. Në zgjodhëm që monumentin e parë të rikujtojmë këtë burrë të madh dhe e kemi vënë pranë flamurit kombëtar, sepse ky njeri ka ndarë gëzimin e vet, jetën e vet me njerëzit dhe ka ndërruar jetë mes të njerëzve mes punës e mes gëzimit që krijon puna.

Nuk ka burrë që të përmendet në këtë zonë nga të gjithë njerëzit që unë kam takuar për shpirtin e tij për frymëzimin që ka dhënë mes njerëzve. Dhe në rrugëtimin tonë në qytetin e ri në Maliq, do ta fillojmë nëpërmjet këtij burri që ka qenë shembulli më i madh i punës i frymëzimit i jetës dhe i të vërtetës që krijon puna. Qoftë i paharruar kujtimi i këtyre burrave.

Burra të tillë duhet te lindi kjo tokë! I paharruar qoftë kujtimi i Nikolla Kallfës, burrit që drejtoi për shumë vite Kombinatin e Sheqerit në Maliq, dhe ndërroi jetë në ballë të punës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP