Home Aktualitet Mot i kthjell...

Mot i kthjellët por me temperatura më të ulëta

24
0

Vendi sot do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.

Sipas MeteoAlb, pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, por nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit