Moti i keq përmbyt Urën e Gjoricës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Moti i keq me reshje të dëendura shiu që pushtoi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shkaktuar problematika në disa zona.

Raportohet se shiu ka përmbytur Urën e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar kështu vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Problematika raportohen edhe në by-pasin e Murrizit ku ka pasur rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve.

SHKARKO APP