Moti në ditët në vijim, priten përmbytje dhe borë

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnaoutoglou thotë se prej ditës së martë e deri të shtunën që vjen, ka rrezik për përmbytje të mëdha në zonën e Shkodrës për shkak të reshjeve të dendura e të vazhdueshme të shiut.

“Priten në pjesën perëndimore të gadishullit ballkanik ,në Mal të Zi ,por kryesisht në pjesën veriore të Shqipërisë të kemi veçanërisht reshje të dëndura shiu, të cilat do të vazhdojnë gjithë javën deri të shtunën dhe nuk përjashtohet të shkaktojnë probleme të mëdha nëse do të dalin të vërteta parashikimet sinoptike.

Gjithashtu në zonat malore në veri të Shqipërisë do të ketë reshje bore që do të zbresin nga lartësia prej 1700m deri në zonat me lartësi 1000m nga e enjtja dhe flasim për reshje bore shumë të dendura”,- tha Sakis Arnautoglou.

SHKARKO APP