Mungesa e ushtrimeve fizike më e dëmshme se pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Të gjithë kemi dëgjuar se ushtrimet fizike ju ndihmojnë të jetoni më gjatë – por një studim i ri shkon edhe më larg, duke thënë se stili i jetesës pa aktivitet fizik është më i dëmshëm për shëndetin sesa pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Dr. Wael Jaber, kardiolog dhe njëherësh autor i këtij studimi, i ka quajtur rezultatet “tejet befasuese”.

“Mungesa e formës fizike ka prognozë më të keqe sesa të pasurit hipertension, të qenit i diagnostikuar me diabet apo të jeni duhanpirës”, ka thënë Jaber për CNN.

Jaber thotë se hulumtuesit tani duhet t’ua përcjellin rreziqet popullsisë së përgjithshme se mungesa e aktivitetit fizik duhet të konsiderohet faktor rreziku po aq shumë sa hipertensioni, diabeti dhe pirja e duhanit.

“Duhet të trajtohet pothuajse si sëmundje që e ka vetëm një ilaç: ushtrimet fizike”, ka thënë Jaber.

Ndërkaq Dr. Jordan Metzl, doktor sportiv dhe autor i librit: “The Exercise Cure” ka thënë se: “Sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti janë sëmundjet më të shtrenjta në SHBA. Ne shpenzojnë më shumë se 200 miliardë dollarë në vit duke i trajtuar këto sëmundje dhe komplikimet që ato i shkaktojnë. Në vend se të paguajmë shuma të mëdha për tretman të sëmundjeve, ne duhet t’i inkurajojmë pacientët dhe komunitetet të jenë më aktivë dhe të stërviten çdo ditë”.

SHKARKO APP