Mungesë të grurit përgjatë vitit? Ministrja Krifca flet për rezervat e vendit

Në konferencën për shtyp këtë mbrëmje, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se qeveria është duke monitoruar situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, në mënyrë që të orientohet drejt tregjeve të reja në rast se do të ketë mungesa të produkteve të caktuara. Krifca thotë se ky vit i mbulon nevojat për grurë dhe drithë.

“Ashtu siç mundësuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do të vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat.

Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregtarët do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera. Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të ndenjur në përputhje me nevojat që ky vit ka për sa i përket konsumit”.

SHKARKO APP