Home Kuriozitete Muzika lufton...

Muzika lufton ankthin

36
0

Studiuesit nga Universiteti i Pensilvanisë kanë përcaktuar se cila është kënga ‘më relaksuese’ në botë që mund ta zvogëlojë ankthin deri në 65 për qind.

Në hulumtimin mbi ankthin para operacionit, pjesëmarrësit në studim u ndanë në dy grupe: Grupi i parë mori një deri në dy miligramë midazolam, derisa grupi tjetër dëgjoi këngën “Weightless” (të grupit “Marconi Union”, e publikuar në vitin 2012).

Të dhënat treguan se pacientët që dëgjuan këngën kishin nivele të ngjashme ankthi me grupin e midazolamit duke sugjeruar se muzika është po aq efektive në reduktimin e ankthit.

Rezultatet u publikuan në vitin 2019 në revistën profesionale Regional Anesthesia and Pain Medicine.

Megjithatë, studiuesit vunë re se pacientët që merrnin ilaçin raportuan se ishin më të kënaqur me përvojën e përgjithshme sesa grupi tjetër. Ata besojnë se kjo mund të jetë për shkak se pacientët nuk u lejuan të zgjidhnin se çfarë të dëgjonin ose sepse është më e lehtë të komunikosh pa muzikë.

“Terapia muzikore mund të jetë një alternativë ndaj përdorimit të midazolamit përpara anestezisë rajonale periferike. Megjithatë, nevojiten kërkime të mëtejshme”, vunë në dukje hulumtuesit.

Kënga është e mbushur me sintet ëndërruese, të lezetshme, melodi qetësuese dhe instrumente të përbëra nga piano, kitarë dhe mostra elektronike të peizazheve zanore natyrore. Kënga është aq efektive sa konsiderohet e rrezikshme të luhet gjatë vozitjes.

Sipas grupit që qëndron pas hulumtimit, fuqia e kësaj kënge është e jashtëzakonshme në krahasim me çdo këngë tjetër që ata kanë testuar ndonjëherë, pasi shkakton një reduktim të ankthit prej 65 për qind dhe një reduktim prej 35 për qind në normat e zakonshme të pushimit fiziologjik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit