Home Aktualitet Napoli bën “p...

Napoli bën “paqe” me Barcelonën në duelin e parë, Porto mund Arsenalin

145
0

Napoli dhe Barcelona nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë të luajtur në stadiumin Maradona. Në minutën e 60, Robert Lewandowski ndëshkoi skuadrën tashmë të drejtuar nga Francesco Calzona. Megjithatë, bomberit polak iu kundërpërgjigj pas 15 minutash Victor Osimhen.

Ndeshja në stadiumin “Maradona” u mbyll me shifrat 1-1 teksa në të dyja takimet, kualifikimi për në çerekfinale mbetet plotësisht i hapur dhe do të vendoset në ndeshjet e kthimit.

Arsenal u shtang në Portugali nga Porto në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave në Champions League. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por që vendasit ia dolën ta zhbllokonin vetëm në minutat shtesë të pjesës së dytë pas një goli të Galenos. Kualifikimi do të vendoset në duelin e kthimit në Londër.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit