Napoli ka arritur një fitore sektakolare 4-0 ndaj Romës, në duelin kryesor të javës së 9-të në Seria A. Skuadra e Gattusos e nderoi në mënyrën më të mirë kujtimin e Maradonës, duke dominuar të gjithë ndeshjen.
Lorenzo Insigne zhbllokoi rezultatin që në minutën e 31-të me një ekzekutim fantastik të goditjes së dënimit. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që e dyta do të jetë e gjitha e napolitanëve.
Fabian Ruiz dyfishoi me një goditje në hyrje të zonës në minutën e 65-të, ndërkohë që Mertens e pati të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë në minutën e 81-të. 7 minuta më pas Politano driblon të gjithë mbrojtjen e Romës dhe më pas e dërgon në rrjetë. Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e 5-të me 17 pikë, po aq sa dhe Juventus e Napoli. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post