Napoli nuk ka mundur të shkojë përtej një barazimi pa gola ndaj Bolognës. Skuadra kampione e Italisë, pas humbjes në shtëpi me Lazion dhe barazimit në fushën e Genoas, ngec edhe në “Dal’Ara”.
Victor Osimhen humbi një penallti në minutën e 72-të të ndeshjes, duke i hequr shanin Napolit që të dilte me 3 pikë të plota.
Me këtë barazim Napoli humb më shumë terren me Interin kryesues, që kryeson me shtatë pikë më shumë.