Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha sot ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Kolë Berisha ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, raporton KosovaPress.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Berisha.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-politikanit kanë ardhur nga liderë të politikës në Kosovë, si presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku.

Kosova do ta kujtojë me pietet dhe nderim veprën e madhe të ish-kryetarit të Kuvendit, deputetit e nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha”, shkruan në telegramin e ngushëllimit Abdixhiku.

SHKARKO APP