Home Aktualitet Ndarja nga je...

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, aktorët ndajnë dhimbjen dhe rrëfejnë momente të rralla

377
0

Sot është një ditë e zezë për artin shqiptar dhe të gjithë Shqipërinë. Ndërroi jetë aktori i njohur Mirush Kabashi në moshën 75-vjeçare, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje.

Kolegët e tij me të cilët ka ndarë skenën kanë shprehur dhimbjen për humbjen e madhe.

Regjisori Bujar Kapexhiu është shprehur se artistët si Mirush Kabashi janë të rrallë.

Është një artist i rrallë, ishte i përsosur në të gjitha zhanret. Ishte një njeri i rrallë dhe ishte humbje e madhe, ishte mësues për të gjithë. Ishte talent i veçantë. Nuk shikonte vetëm rolin e tij, por edhe të partnerit të tij, kishte kontribut të veçantë në aktivitetin që merrte pjesë. E kam pasur edhe në shfaqjet e mia si regjisor dhe ishte moderator i spektaklit, dhe ishte i shkëlqyer. Ai e përpunonte tekstin në çdo germë, një saktësi, korrektësi. Si Mirush Kabashi janë të rrallë”, tha Bujar Kapexhiu.

Edhe aktori Bujar Asqeriu ka folur për humbjen e madhe të kolegut të tij, artistit të mirënjohur Mirush Kabashi.

“Të gjithë u hidhëruam nga lajmi shumë i trishtë i ndarjes nga jeta të Mirush Kabashit. Aktor i rrallë tragji-komik. Ai u shndërruar në një ikonë. Kabashi donte të vinte vulën me figurën e paharruar të “Sokrati”” u shpreh fillimisht ai.

Më pas ai tregon, momentet kur e ka njohur Kabashin, që daton herët në vitin 1979, gjatë xhirimeve të filmit “Radio Stacioni”.

Asqeriu shton se, Kabashi me interpretimet e tij të poezisë, padashur kthehej në një magjistar.

Aktori Ndriçim Xhepa ka kujtuar sot dhe vlerësuar figurën e Mirush Kabashit.

Lajm i trishtë në këtë mëngjes dhjetori. Është lajm i trishtë për bashkëshorten, për dy vajzat e tij dhe komunitetin e teatrit të Durrësit, ku punoi për shumë vite. Ka pasur edhe prezencë në televizionin shqiptar, në spektakle të fundvitit dhe më pas erdhi në teatrin Kombëtar pas viteve 2000. Ka bashkëpunuar me të gjithë kolegët. Ishte prezent në shumë institucione dhe për spektatorin dhe artdashësit që prekën artin e tij. Mirushin, e kam takuar shtatorin që kaloi. E pashë mirë nga ana psiko-fizike, pasi kishte disa kohë që vuante nga kjo sëmundje e rëndë. Ishte natyrë vitale, sikur nuk e ndjeje fare që ai kalonte një situate të tillë.”, tha Xhepa.

Aktorja Zamira Kita ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të madh shqiptar, ‘Nderit të Kombit’ Mirush Kabashi.

Kita u ndal te njohja e saj me Kabashin, ku tha se është njohur që në rininë e saj dhe e kanë pasur një miqësi të fortë. Ndër të tjera ajo tha se Kabashi ishte një artit i madh i skenës shqiptare dhe se herë që shkonte në festivalin ‘Koko Fest’ jepte ide dhe sugjerime për përmirësim.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit