Home Aktualitet Ndarja nga je...

Ndarja nga jeta e Uran Kostrecit, Basha: Jetoi i lirë deri ditën e fundit

2
0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Uran Kostreci. Basha shkruan se ka qenë privilegj i madh për të ta njohë nga afër Kostrecin, duke e cilësuar atë kampion të qëndresës anti-komuniste.

Ai shprehet se Kostreci i ka bërë qëndresë regjimit komunist me poezitë e tij dhe deri në ditën e fundit jetoi si i lirë.

“Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë.

Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!”, shkruan Basha.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit