Home ShowBiz Ndërroi jetë ...

Ndërroi jetë pesë vite më parë, motra publikon këngën e fundit të Ergi Dinit

16
0

Në vitin 2016, Ergi Dini humbi jetën në një aksident të rëndë me motor.

Ditën e djeshme është publikuar kënga e fundit që i ndjeri realizoi pak muaj para se të ndërronte jetë.

Ishte motra e tij, Barbana, që përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, lajmëroi se kënga e re e të vëllait, e titulluar “Loco”, është publikuar në kanalin e saj në “YouTube”.

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!“,- shkruan Barbana.

Për klipin janë përdorur pamje nga pjesëmarrja e Ergit në “X Factor”.

Këngët e fundit të Ergit janë edhe një lloj amaneti për ata që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë e për të mos i lënë të humbin në kohë. Këtë pohoi edhe pasditen e sotme nga “Rudina” i ati i Ergit, Dashamir Dini.

“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër. 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar.

Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne, e kujtohet. Qe një djalë i shkëlqyeshëm, prandaj edhe kujtohet“, – tha ai mes lotësh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit