Juventusi fitoi Superkupën e Italisë të mërkurën në mbrëmje. Bardhezinjtë e Pirlos mposhtën 2-0 Napolin, me Cristiano Ronaldon që realizoi golin e parë të takimit.
Kastrioti po kalon një moment të vështirë kampionat dhe këtë fundjavë do të udhëtojë drejt Shkodrës, për t’u përballur me Vllazninë kryesuese. Trajneri Ramazan Ndreu shfaqet optimist për një rezultat pozitiv.
“Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, që po bën shumë mirë këtë sezon, por jam i bindur që nëse japim maksimumin, mund të marrim pikë në Shkodër. Ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë dhe kjo më jep optimizëm, por na duhen pikë dhe shpresoj t’i marrim duke nisur nga nesër në Shkodër.
Janë rikuperuar disa futbollistë, por sapo kanë nisur stërvitjen dhe nuk do t’i kemi gati për nesër, pasi duam të mos i rrezikojmë. Sa i përket merkatos, është pak e vështirë të marrësh lojtarët e duhur në janar, pasi duhet paguar për prishjen e kontratës dhe ne nuk e kemi këtë luks. Po punojmë në disa drejtime dhe shpresoj të përforcohemi deri në fund”, tha Ndreu.
Discussion about this post