Në Bruksel ulen tensionet. Kosova dhe Serbia gjejnë gjuhën për targat, marrëveshje me 3 pika

Në Bruksel janë ulur tensionet, pasi Serbia dhe Kosova kanë gjetur gjuhën për çështjen e targave. Zv/kryeminsitri kosovar Besnik Bislimi, ka thënë se drafti do të hyjë në fuqi sapo Serbia të vendosi të firmosë marrëveshjen.

Bislimi ka treguar se janë dakorduar që nga e hëna Kosova dhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave. Kjo ka thënë Bislimi është e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për lëvizjen e lirë.

Pika e tretë e draftit është heqja e barrikadave dhe nëse Serbia firmos, atëherë KFOR-i të shtunën do të vendoset në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ndërkohë Policia e Kosovës pas disa orëve do të përcjellë shtesnionimin e situatës me fillimin e largimit të barrikadave.

”Pika e tretë ka të bëjë me heqjen e barrikadave. Sipas kësaj marrëveshje, nëse Serbia e nënshkruan finalisht, të shtunën KFOR-i do të vendos trupat në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Pastaj pas disa orëve, Policia e Kosovës do të përcjell shtensionimin e situatës me fillimin e largimit të barrikadave. Për këtë do të kenë tetë orë, të dy palët”.

3 pikat e marrëveshjes që ende nuk është firmosur

1-Kosova e Serbia të vijojnë prej së hënës përdorimin e ngjitëseve (stikersa) në vend të targave të përkohshme (Zgjidhje e përkohshme).

2-Formohet grup pune për të punuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për lëvizje të lirë brenda 6 muajsh.

3-Qetësimi i situatës, largimi i barrikadave nga rrugët pranë pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak.

SHKARKO APP