Home Aktualitet ”Në Kon...

”Në Konventën e PL-së do të njihen kush janë fraksionet”, nënkryetari Nesho: Duan të kapin partinë

185
0

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho thotë se armiqtë e vetëm të PL-së janë ata njerëz që shtyhen nga qeveria për të kapur këtë forcë politike dhe për të prishur demokracinë. Për të armiqtë kryesorë të PL-së janë politika sipas tij anti-kombëtare e Ramës dhe njerëzit që e mbështesin atë.

“Ka dy gjëra, që neve, zonja Kryemadhi ashtu si edhe lideri i partisë Meta janë themelues të Partisë së Lirisë dhe kanë vendin e tyre në politikë. Partia e Lirisë në këtë Konventë do të pranojë fraksionet dhe mendimin ndryshe.

Armiqtë e vetëm të PL-së janë pikërisht ata njerëz që shtyhen nga regjimi për të kapur partinë, për të prishur demokracinë në Shqipëri dhe për të kapur çdo gjë.

Armiqtë kryesorë të PL janë pikërisht politika anti-kombëtare e Ramës dhe njerëzit që e mbështesin në një veprimtari të tillë. Të tjerat janë propagandë e rilindjes. Mesazhet që Meta ka dhënë kanë qenë të trejta, pavarësisht mënyrës së përcjelljes së tyre”, tha në ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit