Home Aktualitet Në Majën e Rr...

Në Majën e Rrunës vazhdojnë të digjen trungje

13
0

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë informacion në lidhje me situatën e zjarrit në Majën e Rrunës. Bëhet me dije se vazhdon të jetë problematike kjo vatër, pavarësisht ndërhyrjeve.

Po ashtu Mbrojtja Civile bën me dije se terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në total janë 10 vatra aktive zjarri dhe puna për shuarjen e tyre vijon edhe me ndihmën e partnerëve të huaj.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është: Vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara të bashkisë dhe forcat e DMR-së Kukës për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbajtjen e saj nën kontroll. Vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka dhe mbajtja nën kontroll e vatrës së zjarrit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit