Home Aktualitet “Në qer...

“Në qershor, takimi me emigrantët shqiptarë në Britani”, Rama-Cameron: Mbështetje për dy projekte në Durrës

439
0

Në konferencën për shtyp me Sekretarin për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, kryeministri Edi Rama tha se me Cameron diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve por edhe për thellimin e tyre në vijim. Rama bëri po ashtu të ditur edhe datën kur do të takohet me emigrantët shqiptarë në Londër, që ishte 2 qershori.

“Pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë bilateral, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Britanisë së Madhe, në një projekt strategjik me rëndësi për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë”.

Teksa theksoi se projekti i hekurudhës i tejkalon interesat e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama shtoi se Britania e Madhe ka shprehur gatishmërinë e saj për ta mbështetur projektin financiarisht, por edhe për të dhënë ekspertizën e saj.

Kryeministri iu referuar Sekretarit britanik për Çështjet e Jashtme si një avokat shumë të rëndësishëm për të gjitha çështjet transformuese të rajonit. “Britania e Madhe ka shprehur interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shteteve në rajon”. Gjatë konferencës të dyja palët u zotuan gjithashtu që ta vijojnë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. “Vullneti është i përbashkët për t’i shkuar në rrenjë këtij fenomeni”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit