Në Shqipëri, trend apartamentet me qira ditore

Apartamentet me qira ditore ndodhen në momentin e tyre më të mirë duke mirëpritur një numër të lartë, kryesisht në këto struktura. 70% më shumë se një vit më parë apartamente të qirave ditore janë listuar në platformat online vetëm në Tiranë duke arritur kështu në 2912 gjithsej.

Ndalur në kryeqytet një apartament jepet mesatarisht për 49 dollarë. Për një shpeshtësi të përdorimit në më shumë se 50% të vitit kjo strukturë arrin fitime deri në 7 mijë e 600 dollarë në vit. Një rritje e fitimit i ka shtyrë shqiptarë e të huaj të investojnë më shumë.

“Një mesatare është 50 euro nata, në apartamente të caktuara ka dhe nga 70 euro-100 euro nata. Pazari i ri, zona e Bllokut, Komuna e Parisit, Vasil Shanto, të gjitha zonat që kanë akses me qendrën e Tiranës. Me vitet e kaluara ka një rritje goxha të madhe. Qoftë nga turistët që kanë ardhur apo dhe nga cmimi investimet janë bërë më të mëdha”.

Por një ulje e cmimit sipas agjentëve të tregut do ta sillte dhënia e apartamentëve të blerë nga emigrantët por të cilat qëndrojnë të papërdorura. Si vendasit por dhe të huajtë marrin më së shumti me qira një apartament të tërë në 92% të raste dhe më pak preferohen ato me 1 dhomë apo dhoma të përbashkëta.

SHKARKO APP