Home Aktualitet Në vitin 2030...

Në vitin 2030, shërbimet në Shqipëri do të jenë sipas standardeve të BE-së

44
0

Qeveria nuk parashikon se shqiptarët do të mund të marrin një drejtësi me standarde europiane në katër vitet e ardhshme. Për këtë, do të duhet të presin gati një dekadë. Konkluzionet janë pjesë e Draft Strategjisë Ndërsektoriale e Drejtësisë për vitet 2021-2025, hartuar nga Ministria e Drejtësisë, që është hedhur për konsultim publik.

“Faza 5-vjeçare, në vijim 2021-2025 do t’i shërbejë konsolidimit të mëtejshëm të kësaj kornize, për të vijuar më pas me fazën përfundimtare 2026-2030, e cila do të ketë për qëllim ofrimin e shërbimeve në sistemin e drejtësisë në nivelin e standardeve evropiane”.

Procesi i Reformës në Drejtësi u kurorëzua në korrikun e vitit 2016 me ndryshimet kushtetuese dhe kërkoi edhe një vit tjetër për miratimin e ligjeve që jetësuan këto ndryshime. Nga atëherë deri më sot, dhënia e drejtësisë nuk ka treguar rezultate të prekshme për qytetarët. Qasjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor e ka edhe institucioni homolog i Prokurorisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit