Home Aktualitet Negociata të ...

Negociata të fshehta Alibeaj-Gjiknuri? Pampuri e PD së Bashës: I akuzuari të akuzon

99
0

Puna e komisionit të Reformës Zgjedhore ka rinisur dhe kjo me dakordësinë e dy bashkë-kryetarëve Damian Gjiknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD. Nënkryetarja e PD-së së Bashës, deputetja Orjola Pampuri ka deklaruar se komisioni duhet të ishte bërë më herët.

E pyetur nëse ka pasur negociata të fshehta mes Gjiknurit dhe Alibeajt, ajo tha se çdo takim besoj se ka qenë transparent. ”Çfarë është bërë publik ato janë bërë. Sa i përket akuzave unë besoj se i akuzuari të akuzon. Janë ata të cilët kanë bërë vepra që i peshon ajo peshë e rëndë brenda vetes”.

Ajo nënvizoi dhe kushtet e PD. “Vota e diasporës, Shqipëria një zonë zgjedhore, listat e hapura, president nga popull. Këto janë çështje thelbësore që do sikutohen nga opozita”, shtoi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit