Home Aktualitet Nesër provimi...

Nesër provimi i parë i Maturës, Kushi uron maturantët: Do ketë meritokraci (VIDEO)

9
0

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi u ka uruar shumë sukses maturantëve, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj, për Maturën Shtetërore 2021. Sipas Kushit, ky është një çast i shumëpritur nga maturantët, një çast që do të kurorëzojë punën dhe përpjekjet e tyre të shumë viteve në shkollë dhe që do t’i bëjë krenarë.

”Dua t’ju siguroj që në këtë pikë ne jemi dhe do të vijojmë të jemi shumë të kujdesshëm, në mbështetjen tuaj, në mënyrë që secili prej jush të vlerësohet, nga njëra anë duke konsideruar vështirësitë e këtij viti, por nga ana tjetër edhe me meritokraci, duke bërë dallimin e më të mirëve”.

Ndër të tjera, ajo shpreh mirënjohjen ndaj tyre për gjithë durimin dhe mirëkuptimin që kanë reflektuar gjatë gjithë këtij viti të pazakontë. ”Ju do të mbaheni mend si një maturë, që pavarësisht kushtëzimeve që solli pandemia Covid-19 dhe tërmeti i 26 Nëntorit, u përshtatët në një kohë rekord dhe nuk humbet asnjë sekondë nga procesi i mësimnxënies”.

Kushi përmend faktin se gjatë vizitave në gjimnaze të ndryshme të vendit, ajo ka takuar shumë maturantë nga të cilët është befasuar nga formimi i tyre shumë i mirë, përgjegjshmëria dhe vetëdija e lartë për jetën. Për këtë arsye, shprehet ajo, është besimplotë se do t’ia dalin të gjithë me sukses dhe se vetë maturantët do të dëshmojnë qartë se Sfidat që mund të të rrëzojnë në jetë, të bëjnë të ringrihesh edhe më i fortë. Në fund të video-mesazhit, ministrja inkurajon ata që të japin më të mirën e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit