Nesho: Dy mesazhet kryesore të vizitës së Merkelit

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho thotë se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel gjatë vizitës në Serbi dhe Shqipëri u kujdes të përcillte dy mesazhe kryesore.

Ai u shpreh se mesazhi i parë është që Serbia nuk mund ta vijojë rrugën europiane pa pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe së dyti, procesi i Berlinit i nisur në 2014 nuk duhet kurrsesi të zëvendësohet nga variante të tjera.

“Merkel në mënyrë diplomatike për të mos krijuar asnjë konfuzion ka ardhur me dy mesazhe kryesore: Në Serbia ajo ishte e drejtpërdrejtë për njohjen e Kosovës, nga ana tjetër si në Shqipëri dhe Serbi ajo ka qenë e qartë me mesazhin e dytë, që është se procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet. Më shumë se kaq ajo nuk mund të shprehet”, tha Nesho për ”Euronews Albania”.

 

SHKARKO APP