Home Sporti Newcastle e p...

Newcastle e pamëshirshme, shpartallon 8-0 Sheffield United

2
0

Newcastle është treguar i pamëshirshëm ndaj Sheffield United në takimin e javës së gjashtë. Miqtë diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës, ndërsa u argëtuan në një ndeshje që për ekipin e Howe rezultoi shumë e lehtë, me tetë lojtarë të ndryshëm që gjetën rrugën drejt rrjetës.

Longstaff zhbllokoi takimin në minutën e 21’, ndërsa dhjetë minuta më pas Burn dyfishoi avantazhin e Newcastle. Pjesa e parë u vulos nga Botman, me këtë të fundit që shënoi golin e tretë për miqtë në minutën e 35’.

Newcastle vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 56’ Wilson shënoi golin e katërt dhe vetëm pesë minuta më vonë Gordon realizoi golin e pestë për miqtë. Almiron shënoi golin e gjashtë në minutën e 68’, teksa Guimaraes realizoi golin e shtatë në minutën e 73’.

Në fund gjithçka u vulos nga Isak që realizoi golin e tetë për skuadrën e tij në minutën e 87’, duke barazuar rekordin e 19 shtatorit 1999, me Newcastle që atëherë fitonte 8-0 ndaj Sheffield Wednesday.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit