Nga e hëna në RTV Ora, Luan Rama premton: Shikuesi do të gjejë “Drejtë”

Tashmë gjithcka është gati.Nga e hëna e 27 shtatorit 2021 starton në RTV Ora emisioni më i ri “Drejt”. Nën drejtimin e Luan Ramës vjen për publikun shqiptar një program i cili do të mbërthejë teleshikuesit përballë ekranit çdo të hënë dhe të enjte në orën 21:00.

Luan Rama ka zgjedhur që ti rikthehet profesionit të tij të parë si gazetar. Një studio e re dhe me teknologjinë më të fundit, një staf i përkushtuar dhe me mbështetje të pakursyer nga drejtuesi i televizionit, emisioni Drejt synon që të trajtojë temat më të rëndësishme që prekin jetën e qyetarëve shqiptar.

Tashmë janë vetëm përgatitjet e fundit dhe të hënën e 27 shtatori të gjithë duhet të ndjekin “Drejt” në RTV Ora me Luan Ramën.

SHKARKO APP