Home Aktualitet Nga portet te...

Nga portet te rrugët e aeroportet, Rama: Do të vendosim pikat mbi “i” në akset e pazhvilluara

30
0

Kryeministri Edi Rama ka renditur disa nga projektet, që sipas tij, do të marrin formë në këtë mandat të ri 4-vjeçar. Nga foltorja e Kuvendit, Rama u ndal te projektet në infrastrukturë, duke u shprehur se do të vendosen pikat mbi “i” në të gjitha akset rrugore të mbetura ende të pazhvilluara.

Teksa përmendi ndërtimin e katër porteve turistike dhe dy aeroporteve të reja ndërkombëtare, Rama deklaroi se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë edhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, për t’i rikthyer atij shkëlqimin.

“Do kemi katër porte turistike, në Sarandë, Vlorë, Durrës e Shëngjin. Dy aeroporte të reja ndërkombëtare, në Vlorë brenda vitit ngrihet kantieri dhe në Sarandë, ku për pak javë mbyllet gara për kantierin. Do të vazhdojë rritja e kapaciteteve të aviacionit civil, me zgjerimin edhe të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku brenda vitit nis investimi për zgjatjen e pistës. Po ashtu, ky do të jetë mandati i kantierit të madh “Korridorit blu”, më i madhi deri më tani. Në harkun e 5 viteve do të kemi të realizuar një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Miltotit, Thumanës, Kasharit dhe Rrogozhinës. Nuk do të presim më, do të fillojmë punën.

Përmbledhurazi, mund të them se në këtë mandat do të vendosim pikat mbi “i” në atë pjesë të akseve të mbetura ende të pazhvilluara, me parametrat e Shqipërisë 2030. Duam që Shqipëria të kthehet në ekspertuese neto të energjisë elektrike dhe në katër vitet e ardhshme do të hedhim hapa konkret. Skavica do të nisë punën. Ky 4-vjecar do të ketë edhe kantierin e HEC-it të Skavicës, që do të shërbejë dhe për t’i dhënë fund përfundimisht përmbytjeve në veri-perëndim të Shqipërisë. Do të ketë dhe kantierin e HEC Vlorë për hyrjen e gazit të lëngshëm në Shqipëri”, ka thënë Rama nga foltorja e parlamentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit