Home Aktualitet ”Nga Ti...

”Nga Tirana në Tropojë”, Berisha fton qytetarët t’i bashkohen aksionit opozitar: Koha është sot

136
0

Nga Kamza, Sali Berisha ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për t’i qëndruar përballë qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Berisha tha shprehet se beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet tha ai nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë.

“Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e para, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentin do të shumëfishohet kur të ngrit Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria.

Nuk duhet të ngurojmë, duhet të përmbysim sa më shpejt betejën sepse çdo muaj që kalon më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër.

Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi ti përvishemi kësaj diktature dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë nga fitorja nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit