Home Aktualitet Ngjarje e rën...

Ngjarje e rëndë në Korçë, plagos vëllain me thikë

6
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar brenda familjes në fshatin Pustec të Korçës. Një person është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se për motive të dobëta plagosi me thikë vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali në fshatin Liqenas, Pustec, ku shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, dëmtoi me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

59-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë drejt spitalit të Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit