Niko Peleshi në Dukat: Presim ndihmë nga Holanda. Kemi 3 helikopterë në punë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndodhet në Dukat të Vlorë, ku po ndjek nga afër situatën e zjarreve. Sot presim një skuadrilje nga Holanda tha Peleshi për të vlerësuar situatën se sa ndihmë do na sjellin.

Deri më tani janë 6 të arrestuar për zjarrvënie tha Peleshi.

Sidomos në fshatin Asem Zenel, zjarri i madh rrethoi fshatin por ne ia dolëm. Dhe sot jemi gdhirë në një situatë shumë më të qetë, vatrat e mëdha janë fikur. Në Vlorë natë e mundimshme ka qenë në Pashaliman. Kishim dislokuar një numër shumë të madh trupash dhe zjarrfikësish dhe më të keqen e shmangëm. Kemi tre helikopterë në punë këtu.

Ambasadori i Ukrainës na ka reaguar mbështetje. Holanda është treguar shumë bujare dhe sot pritet të sjellë një skuadrilje. Shumë ekspertë mendojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo bëhet vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve.

Është e pamundur që të menaxhosh në të njëjtën kohë të gjitha vatrat në të gjithë Shqipërinë, edhe me 3 helikopterë. Unë mendoj se është më mirë të analizojmë se si ka mundësi që ndodhin që ndizen kaq shumë vatra në të njëtën kohë. Janë ndaluar 3 dje, 6 gjithsej në këto ditë zjarresh. Ka të dhëna të mjaftueshme për të lidhur zjarret me emra konkretë dhe do të punohet paralelisht”, tha Peleshi.

SHKARKO APP