Nikolla, mesazh me rastin e Ditës së Rinisë: Nxisim talentin dhe lidershipin rinor në teknologji dhe inovacion

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mesazh me rastin e Ditës së Rinisë: Nxisim talentin dhe lidershipin rinor në teknologji dhe inovacion.

Në Ditën Kombëtare të Rinisë përshëndes vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, nxënësit, studentët, specialistët, punonjësit dhe punëtorët e rinj.
Moshat e reja nga 15-30 vjeç përbëjnë rreth 22 përqind të popullsisë dhe janë një potencial dhe faktor i fuqishëm i zhvillimit të vendit.
Kuvendi i Shqipërisë mbështet rritjen e aksesit për të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, në arsimim e formim, tregun e punës, sipërmarrjen, shoqërinë civile dhe mbi të gjitha talentin dhe lidershipin e tyre në teknologjinë dhe inovacionin.
Rinia është jo vetëm brezi i ardhshëm, por e sotmja e Shqipërisë evropiane”, shkruan Nikolla.

SHKARKO APP