Home Aktualitet Nikolla pret ...

Nikolla pret në takim presidenten Nataša Pirc Musar: Shqipëria dhe Sllovenia janë partnerë të besueshëm

16
0

Nën drejtimin e kryetares Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh këtë të enjte në seancë të posaçme, gjatë së cilës Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar mbajti edhe një fjalim.

Gjatë takimit mes presidentes dhe kryeparlamentare, u diskutua mbi bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh e parlamentar mes dy vendeve dhe mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë. “Shqipëria dhe Sllovenia janë partnerë të besueshëm në Kombet e Bashkuara, OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare si edhe kontribuues për zhvillimin, sigurinë, paqen, stabilitetin në rajon, kontinent e më gjerë”, tha Nikolla.

Kryetarja Nikolla falënderoi Presidenten për fjalën dhe mesazhet drejtuar Kuvendit, institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nënvizoi se Kuvendi do të vijojë të mbështesë marrëdhëniet, partneritetin dhe bashkëpunimin dypalësh dhe parlamentar me Republikën e Sllovenisë, për mirëqenien e njerëzve tanë, zhvillimin dhe paqen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit