Home Aktualitet Nis bashkëpun...

Nis bashkëpunimi mes qeverive, Spiropali takon Konjufcën: Takim i ngrohtë dhe vëllazëror

94
0

Pasi kryeministri Edi Rama pranoi festën e Albin Kurtit, marrëdhënie mes qeverisë së Shqipërisë dhe asajt në Kosovë, po shkon drejt një përmirësimi. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar këtë të martë një takim me kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Biseda u përqendrua në domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve politike dhe institucionale mes dy vendeve.

”Takim i ngrohtë dhe vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca. Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh sovrane, të pavarura, me perspektivë evropiane dhe sytë drejt e nga e ardhmja.

Bisedën me z.Konjufca e fokusuam në domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, për sfidat tona të përbashkëta.

Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, do ndjek me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë”,-shkruan Spiropali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit