Home Aktualitet Nis koncerti ...

Nis koncerti i Ermal Metës në ”Air Albania”, surpriza e parë Elhaida Dani

1702
0

Ka nisur koncerti i shumëpritur i këngëtarit shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Metës në stadiumin “Air Albania”. Artisja e parë suprizë e cila elektrizoi skenën ishte Elhaida Dani.

Ermal Meta do të performojë 65 këngë, ndërsa pritet që në skenë t’i bashkohen edhe artistë të tjerë. Meta do të këndojë edhe në shqip, një surprizë kjo që ka përgatitur për publikun shqiptar të cilin e ka konsideruar si më të veçantin, kjo për shkak të lidhjes së ngushtë që ka me Shqipërinë, vendin ku u lind dhe u rrit.

Gjatë paradites së sotme, Ermali është takuar me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka dhuruar edhe librin e tij me piktura.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit