Home Aktualitet Maratona e Ti...

Maratona e Tiranës/Erion Veliaj jep lajmin e madh: Jemi finalistë për titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”

195
0

Në nisje të edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në qytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për të gjithë garuesit. Veliaj tha se Tirana mezi pret të marrë edhe titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, teksa tregoi se ai këtë herë do të vrapoje për Special Olympics Albania.

“Jemi finalistë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023. Nëse do ia dalim, shpresoj si gjithmonë, do kemi më shumë ditë si kjo. Dua t’u japim një duartrokitje të gjithë atyre që kanë kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, shqiptarët kudo ku janë. Shumë faleminderit 33 përfaqësuesve nga 33 shtete. Faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Shpresoj që do ktheheni prapë herën tjetër, me familjet, si turistë, si sipërmarrës dhe ndoshta, si rezidentë dhe shtetas të rinj të Republikës sonë. Secili ka zgjedhur një kauzë. Ju lutem shfrytëzoni edhe këto banaqet mediatike. Boll i kanë pasur analistët, ta zërë secili për kauzën e tij, të sensibilizojë njerëz, të flasë, të komunikojë, të tërheqë dëshmitarë dhe mbështetës, aktivistë të tjerë te kauza e tij! Unë këtë vit do vrapoj për Special Olympics Albania. Dua të falënderoj Landin që drejton Special Olympic, të gjithë çunat e gocat me aftësi ndryshe. Të gjithë janë engjëjt tanë dhe në qytetin tonë secili meriton sukses në bazë të talentit dhe mbështetjes që jep secili prej nesh, por cilado qoftë kauza ndihuni të lirshëm që ta promovoni dhe të rekrutoni të tjerë në kauzën tuaj”, u shpreh Veliaj.

Gara e Maratonës së Tiranës është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.

Viti 2022 shënon Tiranën si kryeqyteti europian i rinisë. Nëse Erion Veliaj ia arrin të fitojë edhe “Tirana kryeqyteti i sportit të vitit 2023” atëhere kryeqyteti ynë do jetë krejtësisht qytet europian, ku turistët do turren drejt Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit