Paradë madhështore në Bulevardin kryesor të Tiranës (Foto/Video)

Për herë të parë në Tiranë u mbajt “Parada e Shqiptarëve” me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, Parada ka mbledhur mbi 150 ansamble popullore.

Pavarësisht reshjeve të rrëmbyera të shiut, njerëzit e ftuar, kryebashkiakë nga vendi dhe nga jashtë vendit, grupet kulturore, artistike e sportive, etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor, shqiptarët e diasporës ecën bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta kthyer Tiranën në zemrën e shqiptarisë.

Nuk kanë munguar në paradë këngët e vallet shqiptare, mes të cilave “Mora Fjalë”, e cila është kthyer në një “himn” për shqiptarët kudo ku ndodhen.

Erion Veliaj e solli “Paradën e Shqiptarëve” nga New Yorku dhe tashmë ky aktivitet kthehet në traditë e nuk ikën më nga Tirana.

Me këtë aktivitet madhështor dhe patriotik, Erion Veliaj, kreu një akt me vlera të mëdha për kryeqytetin.

SHKARKO APP