Home Aktualitet Nis trajnimi ...

Nis trajnimi i stafeve mjekësore në qendrat verore, Manastirliu: Testim i shpejtë për turistët

2
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori.

“E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, përsa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë. Ndaj dhe është duke u realizuar trajnimi, qoftë përsa i përket ndihmës së parë në këto struktura por edhe testimit të shpejtë anti-covid”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se po merren masa për plotësimin e qendrave shëndetësore me barna dhe materiale mjekësore, si dhe me furnizimet e nevojshme për testin e shpejtë. “Padyshim që përfshirja e testit të shpejtë brenda strukturave të qendrave shëndetësore vjen si një shërbim i shtuar, që do t’i vlejë shumë qoftë kapjes së hershme të rasteve me Covid-19, qoftë izolimit të tyre. Dhe do t’i vlejë shumë edhe sistemit të survejancës që tashmë funksionon në të gjithë territorin. Edhe furnizimi me teste të rapidit duhet të vazhdojë të funksionojë përgjatë gjithë kohës”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të vijojnë të zbatojnë rregullat e reja anti-covid dhe subjeket të zbatojnë protokollet e sigursë në plazhe, për mbrojtjen e shëndetit. Duke theksuar se trajtimi i stafeve mjekësore do të vijojë, Manastirliu nënvizoi se nga strukturat shëndetësore po punohet në disa drejtime, si vaksinimi, hapja e qendrave verore, dezinsektimi dhe trajnimi i stafeve mjekësore, për një sezon turistik të sigurt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit