Home Aktualitet Nis viti i ri...

Nis viti i ri shkollor nën kushtet e pandemisë. Mësim me maskë, turne dhe orë të reduktuara!

45
0

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht procesi mësimor për të gjithë nxënësit e shkollave parauniversitare në vendin tonë. Ky është i treti vit radhazi që nxënësit janë të detyruar që të zhvillojnë mësim me kushte, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Maskë, higjienizues e orare të reduktuara në shumicën dërrmuese të shkollave.

Përmes një videomesazhi ministrja e Arsimit, Evis Kushi dha mesazhin se të gjithë nxënësit duhet të vijojnë të respektojnë masat në shkollë dhe pavarësisht orarit të reduktuar të vazhdojnë dhe të mësojnë edhe më shumë.

Unë do të vazhdoj të mbaj maskën, të kujdesem për higjienën dhe shëndetin tim, të shoqeve, mësuesve dhe familjes sime. Siguria dhe shëndeti juaj është më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja që kam për ju është që t’i respektoni të gjitha rregullat dhe masat në shkollë, çdo moment i këtij viti është shumë i çmuar për ju, ndaj përpiquni të mësoni edhe më shumë. Ne do të bëjmë më të mirën”, shton ministrja në bashkëbisedim me disa prej nxënësve në video.

Por zhvillimi i mësimit me orare të reduktuara ka shqetësuar jo pak prindërit, të cilët fajësojnë Ministrinë e Arsimit se nuk ka reflektuar për mangësitë e mësimit në këtë mënyrë që nuk është e përshtatshme për edukimin e vazhdueshëm. Për këtë arsye përmes rrjeteve sociale prindërit kanë realizuar një peticion.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit