Nishani: Berisha e fiton betejën kundër Bashës

Pasi kreu Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, Sali Berisha nuk ka qëndruar aspak në heshtje, madje ka folur për sfidë ndaj tij. Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Sali Berisha ka shanse që ta fitojë betejën kundër Lulzim Bashës.

Për të ish-kryeministri ka impakt shumë të madh tek qytetarët dhe ka një investim të madh në PD-së.

“Berisha ka impakt në jetën e qytetarëve të vendit. Është e vërtetë që Berisha ka një investiturë brenda PD. Unë po analizoj PD edhe në dimensionin që ka në Shqipëri. Nëse do kishim një forcë nuk do kishim këtë preokupim. Berisha ka shanse që ta realizojë betejën e tij. Kjo është alternativa më e mirë që i duhej PD. Pas 25 prillit ishte në një instanacion, e kishte humbur forcën elektorale. Basha u votua nga 30% e anëtarësisë, shumë gabim që e ka bërë, që nuk ka dalë e të thotë. Unë nuk po bëj avokatin e Berishës. Interesi i Berishës përkon me interesin e PD-së“, tha Nishani.

I ftuar në “Open”, Nishani po ashtu është shprehur se Berisha është përjashtuar nga partia me vendim personal të Bashës.

SHKARKO APP