Home Ekonomi Nisma e re, m...

Nisma e re, ministrja Krifca: Mbillni grurë, do të mbështeteni me 30 mijë lekë për hektar

236
0

Këshilli i Ministrave këtë të premte ka dakordësuar mes tyre disa nisma të reja. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka bërë me dije se kush do të mbjellë mbi një hektar grurë do të marrë një mbështetje nga qeveria prej 30 mijë lekësh.

“Bujqësia në këtë mbledhje ka miratuar një vendim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me rritjen e masës së financimit të skemës kombëtare për vitin 2022.

Kemi miratuar sot një fond prej 1,2 miliardë lekë që i shtohet buxhetit, duke e shtuar atë në 4,9 milionë lekë. Ky është buxheti më i madh i vënë ndonjëherë në dispozicion. Kemi pasur një vit të mbarë të prodhimit të grurit, gati historik.

Hambarët janë mbushur plotë, rreth 225 mijë tonë grurë. Gjithsesi duke parë edhe fenomenet në botë, ne kemi menduar të fusim një masë të posaçme. Fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë do të marrin një mbështetje 30 mijë lekë të reja për hektarë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit